24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Austri prej në mesnatë nuk vlen llokdauni për personat e pavaksinuar

Në Austri prej në mesnatë nuk vlen llokdauni për personat e pavaksinuar, të cilët tashmë mund të lëvizin lirisht jashtë shtëpisë pa frikë nga gjoba.

Njerëzit e pavaksinuar për disa javë mund të shkonin vetëm në dyqane ushqimore, farmaci, postë, bankë, mjek, punë ose shkollë dhe në shëtitje, por vetëm me njerëz nga e njëjta familje.

Megjithatë, heqja e karantinës nuk ua kthen të gjitha liritë të pavaksinuarve.

Në dyqanet që nuk shesin ushqime apo produkte higjienike, zbatohet rregulli “2G”, që do të thotë se janë “të hapura” vetëm për personat e vaksinuar dhe të cilët kanë kaluar kovid-19.

I njëjti rregull vlen edhe për objektet hotelierike, hotelet, ngjarjet kulturore dhe sportive, si dhe për shumë vende të tjera.

Ajo që mund të bëjnë sërish të pavaksinuarit është të lëvizin lirshëm jashtë shtëpisë, si dhe të vizitojnë miqtë.

Qeveria austriake vendosi të shtunën t’i lehtësojë më tej masat epidemiologjike, sipas të cilave nga 5 shkurti do të zgjatet puna e objekteve hotelierike deri në mesnatë.

Hapi i radhës parashikon heqjen e rregullit “2G” dhe kalimin në “3G” në objektet hotelierike.

Të gjitha këto masa, siç theksuan përfaqësuesit e Qeverisë në Vjenë, janë të mundshme për shkak të llojit të ri omikron, i cili ndryshoi rregullat e lojës, përkatësisht janë të infektuar më shumë, por situata në spitale mbetet stabile.

Të fundit