19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në deputete nga Miçigeni arriti në punë me shoqërim të armatosur

Deputetja në dhomën përfaqësuese të Kongresit të shtetit federal amerikan Miçigen, afroamerikanja Sara Entoni në vendin e saj të punës arriti e shoqëruar nga një grup i armatosur, vetëm disa ditë pasi që disa të rinj të bardhë hynë në Kongresin në Lensing.

Një gru i armatosur i të bardhëve demonstruan kundër “tiranisë” së masave restriktive për shkak të pandemisë me Kovids-19, të vendosura nga guvernatorja demokrate Griçen Ujatmer.

Entoni (36) deklaroi se qëllimi i saj ishte të tregojë për lëshimet e policisë në Miçigen për ta garantuar sigurinë e ligjdhënësve gjatë protestës së të bardhëve të armatosur.

“Kur sistemi nuk do të ketë sukses të sigurojë siguri të plotë, na mbetet vetë të kujdesemi për veten. Pa marr parasysh nëse je zezak dhe përfaqësues demokratik në Dhomën përfaqësuese të Miçigenit, u bë rrezik. Ai është ambienti që e krijoi presidenti Donald Tramp”, theksoi Entoni. ab/

Të fundit