E nga Unioni i forcave rinore të VMRO-DPMNE-së me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë premtojnë se kur të vijnë në pushtet, se do të përkushtohen më shumë për të rinjtë. Akuzojnë se tani mungon perspektiva dhe klima e favorshme për biznes nga të rinjtë, për shkak se ka partizim në çdo pore të shoqërisë. Sergej Popov nga unioni i të rinjve tregoi se disa nga prezantimet e bëra në karvanin e parë politik dhe panairin e të rinjve nën slogani “E ardhmja për të gjithë në Maqedoni” ishin taksa të ulëta, paga më të larta, kushte më të mira pune dhe punësimi, hapësirë për të shprehur mendimin dhe për të luftuar padrejtësitë, të cilat i kemi parë në vitet e kaluara.