Në dy javët e ardhshme pritet funksionim normal i klinikave dhe spitaleve – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Në dy javët e ardhshme pritet funksionim normal i klinikave dhe spitaleve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pret që në dy javët e ardhshme të gjitha klinikat dhe spitalet të fillojnë të funksionojnë normalisht.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencë për shtyp në Qeveri, Filipçe tha se disa nga klinikat tashmë janë rikthyer në punë dhe disa janë duke u përgatitur.

“Pjesë nga klinikat janë rikthyer në funksion, disa janë akoma duke përgatitur objektet dhe në dy javët e ardhshme të gjitha klinikat dhe spitalet do të funksionojnë”, tha Filipçe.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të ndjekin rekomandimet për mbrojtje, veçanërisht duke mbajtur maskë mbrojtëse dhe duke mbajtur distancën.

Paralajmëroi se në periudhën e ardhshme është planifikuar që të shpërblehet i gjithë personeli mjekësor që kanë punuar me pacientë me koronavirus në periudhën e kaluar. bs/bsh/

Related posts

Shkon në 10 numri i viktimave nga coronavirusi në Shqipëri, vdes një 67-vjeçar

Televizioni Koha

Shkon të qethet te berberi gjatë orës policore, policia ia “rruan” pesë mijë euro

Televizioni Koha

123 vite nga botimi i “Alfabetares së gjuhës shqipe”

Televizioni Koha

Leave a Comment