29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në evidencë 114.762 persona të papunë, prej fillimit të krizës pa punë mbetën 8.160 persona, më së shumti nga industria përpunuese, tregtia dhe veprimtaria shërbyese

Evidenca e Agjencisë për punësim tregon se në fund të prillit të këtij viti numri i personave të papunë në vend praqet 114.762 që është për 7.030 persona më shumë në raport me fundin e marsit, ndërsa në këtë muaj, kur filloi kriza me koronavirusin numri i të papunëve u rrit për 1.916 persona në krahasim me muajin e kaluar. Gjatë periudhës, pasi që filluan të zbatohen masat për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit., prej 11 marsit deri më 30 prill, siç cekin në kumtesë nga Agjencia për punësim e RMV-së, në bazë të valës nga raporti i punës, janë evidentuar 8.160 persona të papunë.

Nga Agjencia sqarojnë se nga vala e përgjithshme e personave të papunë nga raporti i punës, sipas bazës së ndërprerjes, 4.279 persona (52,4%) janë për shkak të skadimit të kohës së caktuar, 1.987 persona (24,4%) për shkak të ndërprerjes së dakorduar të raportit të punës, 853 persona (10,5%) për shkak të largimit nga puna nga ana e punëdhënësit, 597 persona (7,3%) janë për shkak të largimit nga puna nga ana e punëtorit, 199 persona (2,4%) për shkak të largimit nga puna për shkaqe afariste (teknologjike, ekonomike, organizative dhe ndryshime të ngjashme), 68 persona (0,8%) janë për shkak të falimentimit – likuidimit, 37 persona (0,5%) janë për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së punëdhënësit, ndërsa të tjerët 140 persona (1,7%) për shkak të bazave të tjera të ndërprerjes.

Pjesa më e madhe e valës së personave të papunë nga raporti i punës janë nga industria përpunuese 2.804 persona apo 34,4 %, nga veprimtaria tregti me shumicë dhe tregti me pakicë 1.705 persona apo 20,9%, si dhe nga veprimtaria objekte për akomodim dhe veprimtari servisi me ushqim 1.243 persona apo 15,2%.

Të dhënat e publikuara sot nga ana e Agjencisë tregojnë se në muajin e parë të këtij viti numri i të papunëve ishte 104.409, kështu që në shkurt ai numër u rrit në 105.816, në mars në 107.732 dhe në fund të prillit arriti në 114.762 persona të papunë.

Pjesa më e madhe e personave të papunë janë nga Shkupi, 20.916.

Nga të papunët 60.306 janë pa arsim dhe me arsim fillor, arsim jo të plotë të mesëm kanë 12.991 persona, me arsim të përfunduar të mesëm janë 25589, me arsim të lartë 1.288, me arsim superior 9.830, janë 736 magjistra dhe 22 doktorë shkence.

Në periudhën prej 11.03 deri 30.04.2020 në Agjencinë për punësim janë parashtruar përafërsisht 3.900 kërkesa për realizim të së drejtës për kompensim në të holla në rast të papunësisë. Prej tyre, siç theksojnë nga atje, deri më tani pozitivisht janë zgjidhur 1.800 kërkesa, 100 kërkesa janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kushteve për realizim të kësaj të drejte, ndërsa në rrjedhë është përpunimi i kërkesave të tjera. ab/

Të fundit