20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në fshatin Cërvevci të Kërçovës, buka ndahet falas në nder të muajit të Ramazanit

Në fshatin Cërvevci të Kërçovës, buka për banorët ndahet falas në nder të muajit të Ramazanit.

Fshati Cërvevci gjendet në vetëm pesë kilometra në pjesën veriore të Kërçovës përmes magjistrales lokale kundrejt Oslomejit nga korsia e majtë dhe është një nga fshatrat më të bukura në këtë rajon të Kërçovës, ka rreth 450 shtëpi, secila më e bukur se tjetra dhe mbi 2.000 banorë, por për fat të keq mbi gjysma e banorëve janë në mërgim.

Siç informoi pronari i njërit prej dyqaneve në fshat, banor i këtij fshati ka vendosur ta paguajë bukën që ta do ta konsumojë gjatë muajit të Ramazanit dhe kështu buka të gjithë banorëve në fshat çdo ditë u ndahet falas edhe atë jo vetëm në një dyqan, por në të gjitha tre dyqanet që gjenden në fshat. Ai tha se donatori dëshiron të mbetet anonim dhe prandaj nuk mund ta bëjmë publike emrin e tij. rz/fb/

Të fundit