28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në garën për deputetë 1.578 kandidatë dhe 15 koalicione dhe parti

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të votojnë për listat e kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive me gjithsej 1.578 kandidatë, nga të cilët 903 janë burra dhe 675 gra. Sipas të dhënave statistikore të KSHZ-së, sipas moshës më shumë ose 795 janë mes 30 dhe 49 vjeç.

Zgjedhja bëhet duke rrumbullakuar numrin rendor përpara listave të kandidatëve në fletëvotim, rendi i të cilëve u përcaktua me short.

Partitë në fletëvotim do të kenë numrat rendor si vijon:

1 – Partia Demokratike e Shqiptarëve – PDSH

2 – Partia Politike Demokratë

3 – LSDM dhe koalicioni “Mundemi”

4 – E Majta

5 – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

6 – Votë për Maqedoninë

7 – Unioni Demokratik Qytetar – UDQ

8 – Integra

9 – Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI

10 – Unioni Social Demokratik – SDU

11 – Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedonia – Maqedonia e Vetme

12 – MORO Partia e Punëtorëve

13 – Partia e Popullit Rom

14 – VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë”

15 – Partia juaj. mb/

Të fundit