29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Gjermani ka 1.8 milion të infektuar me Kovid-19, pohojnë shkencëtarët

Në Gjermani ka rreth 1.8 milion të infektuar me koronavirusin e ri, theksuan një grup i shkencëtarëve nga Universiteti në Bon.

“Kjo shifër e fshehur është 10 herë më e madhe nga numri i tërësishëm i rasteve të publikuara”, thuhet në raport.

Studimin e ka udhëhequr drejtoresha e Institutit për virologji nga Universiteti në Bon, Hendrik Shtek.

Shkencëtarët e kanë hulumtuar gjendjen në komunën Gangelt, qarku Hajnsberg, Rajna Veriore-Vestfalia, që konsiderohet si epiqendra e epidemisë Kovid-19 në Gjermani.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se 22 për qind e popullatës në këtë rajon janë pozitiv me koronavirusin e ri, por pa kurrfarë simptoma.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit për Virologji Robert Koh pranë Ministrisë gjermane të Shëndetësisë, në Gjermani ka 163.175 të infektuar me Kovid-19, 679 më shumë se dje, ndërsa të vdekur janë 6.692 persona. sa/

Të fundit