19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Gjykatën Penale-Shkup, do të shpallet aktgjykimi për rastin TNT

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot do të shqiptohet aktgjykimi për rastin TNT, i cili ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Cosmos” të investitorit Fiat Canovski. Për veprën penale janë akuzuar disa persona, ndër të cilët edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski po gjykohet në mungesë.

Prokurori publik Burim Rustemi, në fjalën e tij përfundimtare theksoi se gjatë procedurës është vërtetuar me siguri se të pandehurit i kanë kryer veprat për të cilat ngarkohen dhe ka kërkuar që të dënohen me burgim efektiv. Rasti TNT është duke u trajtuar nga gjyqtari Ognen Stavrev. Në TNT, përveç Janakieskit, Trajkovskit dhe Gruevskit, akuzohen edhe një inspektor ndërtimor dhe tre punëtorë të komunës së Gazi Babës.

Të fundit