11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Gostivar fushatë promovuese për ndihmë juridike falas

 Fushata promovuese për ndihmë juride falas sot vazhdon në Gostivar, ku do të marrin pjesë ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe kryetari i Qytetit të Gostivarit, Arben Taravari.

Fushata është pjesë e një sërë aktivitetesh për ngritjen e ndërgjegjësimit, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, të cilat do të mbahen në rajone të ndryshme në vend, me qëllim që të promovohet shfrytëzimi i ndihmës juridike falas, me referencë të veçantë për kategoritë e cenueshme.

Qëllimi i promovimeve publike është t’u drejtohet komuniteteve të ndryshme lokale për t’u ofruar qytetarëve informacione të hollësishme se ku dhe si mund të gjejnë ndihmë juridike falas dhe cilat institucione/organizata e ofrojnë atë. Gjatë kohës së ngjarjes, pjesmarrësit do të kenë mundësi t’u parashtrojnë pyetje ekspertëve nga fusha dhe të marrin përgjigje, si dhe të marrin materiale informative lehtësisht të kuptueshme për tema specifike, për të cilat mund të kërkohet dhe të merret ndihmë juridike falas, duke përfshirë dhunën në familje, çështjet pronësore, diskriminimin dhe mbrojtjen sociale.

Kjo iniciativë është organizuar në kuadër të projektit “Për sistem të konsoliduar dhe më efikas për ndihmë juridike falas (NJF) në Maqedoninë e Veriut” pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti horizontal III për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Të fundit