23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Gostivar gjendet trupi i pajetë i gruas së therur me thikë! Prokuroria: Po kërkohet autori

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka kryer kontroll në vendngjarje në një shtëpie në fshatin Vrutok, ku dje është gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Gruaja është gjetur pa shenja jete me disa plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Sipas Prokurorisë Publike bëhet fjalë për një grua me origjinë nga Republika e Shqipërisë, e lindur në vitin 1967, e martuar dhe banore e fshatit Vrutok. Sipas informacioneve fillestare, vdekja e gruas ka ndodhur rreth 24 deri 48 orë para gjetjes së trupit të pajetë.

Të fundit