28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Gostivar testohen 50 persona, priten e rezultatet e dy personave në karantinë në Mavrovë

Një çift i martuar nga Strumica që ishin akomoduar në karantinë në Mavrovë, prej dje gjenden në repartin infektiv të spitalit në Gostivar. Të dy janë testuar dhe gjatë ditës pritet të konfirmohet statusi i tyre. Në Gostrivar deri më tani janë testuar pesëdhjetë persona dhe ka vetëm një pozitiv me Kovid-19.

“Mbrëmë morëm telefonatë nga karantina e hotelit “Makpetrol”, një person u ankua për kollitje dhe temperaturë të lartë. Pas pak, ekipi ynë, së bashku me gruan e tij u pranuan dhe u vendosen në repartin infektiv. Koronatesti është bërë dhe presim rezultatet”, deklaroi për MIA, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad”, Jakup Jakupi.

Çifti i martuar i cili është nga Strumica, të dielën kanë ardhur nga Sllovenia dhe kanë qenë të vendosur në karantinë shtetërore në Mavrovë.

Jakupi njoftoi se në shtatë ditët e kaluara, nëntë persona ishin pranuar në repartin infektiv, pesë prej të cilëve ishin negativ me Kovid-19, ndërsa për të tjerët ishin në pritje të rezultateve. Gruaja që ditët e fundit po shërohej në repartin infektiv sot duhet të lëshohet nga spitali.

Spitali në Gostivar, sipas Jakupit menaxhon me situatën e re, por në periudhën e ardhshme mund të përballet me mungesë të maskave mbrojtëse dhe apeloi deri tek të gjithë ata që janë në gjendje të dhurojnë dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë. zm/bs/fab

Të fundit