25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Gostivar vendosen koshe për grumbullimin e shisheve të plastikës dhe ambalazh kartoni

Vetëqeverisja lokale e Gostivarit do t’i përmirësojë shprehitë e qytetarëve për grumbullimin e ambalazhit të plastikës dhe të kartonit. Në bashkëpunim me NP “Komunalec” në disa lokale do të vendosen koshe me formë të ndryshme.

Nga NP Komunalec informojnë se në fillim koshet nga rrjetat metalike do të vendosen në disa lokacione frekuente nëpër qytet.

Koshet i kanë përpunuar të punësuarit në ndërmarrjen komunale. Tani për tani janë në dy forma. Për grumbullimin e shisheve plastike janë kafaz në formë të një shisheje të madhe, ndërsa për ambalazh kartoni janë kafaz katrorë.

Në ndërkohë është arritur marrëveshje me një kompani e cila do t’i mbledhë mbetjet dhe pas një kohe të caktuar do t’i zbrazë koshet dhe gjërat do t’i dërgojë në riciklim./MIA

Të fundit