19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Itali sërish rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi, 743 për 24 orë

Trendi dyditor pozitiv i rënies së numrit të viktimave nga koronavirusi në Itali sot është ndërprerë, duke pasur parasysh atë që për 24 orë vdiqën 743 persona, transmetojnë mediumet italiane.

Deri më tani në Itali nga ky virus vdiqën gjithsej 6.820 persona.

Gjithashtu në rritje është edhe numri i rasteve aktive të personave të infektuar, për 3.612, kështu që numri i përgjithshëm tani paraqet 54.030.

Prej fillimit të epidemisë në Itali janë regjistruar 69.176 persona të infektuar.

Shefi i Mbrojtjes civile, Angelo Boreli deklaroi se, megjithatë, edhe numri i të shëruarve është në rritje, përkatësisht 894 më shumë se dje apo gjithsej 8.326. ab/

Të fundit