15/08/2022
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Kërçovë janë arrestuar katër të rinj, pas një përleshjeje fizike

Kërçovarët në ditën e parë të javës në qendër të qytetit kanë qëruar hesapet fizikisht, ndërsa pas reagimit të nëpunësit policor me çitje paralajmëruese në ajër ata u ndalën dhe u arrestuan.

Siç informoi zëdhënësi i policisë së Ohrit, Stefan Dimoski, në stacionin e policisë në Kërçovë, janë arrestuar A.I.(22), F.Ç.(23), F.K.(18), A.K.(22), të gjithë nga Kërçova. Ata më 8 qershor në orën 21:40, në udhëkryqin në bulevardin “Çlirimi” me rrugën “Rudniçka” në Kërçovë, e prishën rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike.

Kundër tyre, sektori i punëve të brendshme Kërçovë do të parashtrojë paraqitje adekuate. ab/

Të fundit