20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në kërkim të jetëve nën rrënoja, çfarë mbeti pas tërmeteve që gjunjëzuan vendin

Deri më tani janë konfirmuar tetë viktima nga mbi 20-të tërmetet që tronditën vendin gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm, teksa fatkeqësisht numri pritet të vijë në rritje. Kërkime intensive vijojnë në rrënoja, me shpresë për të gjetur njerëz në jetë dhe me dëshirë për të mos qenë askush brenda.

E ndërsa dridhjet e tokës gjunjëzuan vendin këtë të martë 26 nëntori, njerëzit të shokuar druhen të kthehen nëpër shtëpi, të afërmit e viktimave kanë vënë kujën, ndërsa ata të të bllokuarve mbajnë frymën pezull.

Tetë viktima raportohen nga Ministria e Mbrojtjes, dy gra në Thumanë, katër viktima në rrënojat e një ndërtesave në Durrës, një person në një aksident rrugor nga dëmtimi i rrugës prej tërmetit në Lezhë dhe një qytetar i cili ka rënë nga ballkoni në Kurbin.

Në fotogaleri mund të shihni pamje nga ajo që mbeti pas nga tërmetet që vendi ynë kishte kohë që s’i kishte parë, mes frikës, dhimbjes dhe shpresës.

Ndërkohë teksa tentohej që të shpëtoheshin personat që ndodheshin të bllokuar brenda një vile në zonën e Kënetës në Durrës, rreth orës 10.35 ka ndodhur shembja totale e saj.

Dyshohet se brenda në vilë jetonin tetë persona, të cilët mendohet se janë të bllokuar brenda.

Pavarësisht operacioneve të shpëtimit, shpresat po vijnë duke u shuar dhe zërat që kërkonin ndihmë nuk dëgjohen më.

Mes personave të bllokuar janë edhe katër fëmijë, ndërsa ekspertët e kërkim-shpëtimit për shkak të mënyrës së shembjes thonë se shpresat për shpëtimit janë drejt shuarjes.

Ndërsa mbi 20 tërmete shkundën tokën shqiptare, më i fuqishmi ishte ai i orës 03.54 të mëngjesit të sotëm, ku intensiteti ishte 6.4 ballë i shkallës rihter. /a.y/noa.al/

Tërmetet e sotme, 8 të vdekur dhe 325 të plagosur

Të fundit