20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Klinikën infektive mjekohen 14 pacientë me grip dhe komplikime

E.A.
Shkup, 23 janar – Katërmbëdhjetë pacientë me pasqyrë klinike të gripit dhe komplikime mes të cilëve zakonisht me pneumoni, mjekohen në Klinikën universitare për sëmundje infektive. Prej tyre pesë janë të konfirmuar në laborator. Bëhet fjalë për pacientë me influencë A1H1N1. Në Repartin për kujdes intensiv është një pacient që është në gjendje të rrezikshme për jetën, me sëmundje të rëndë kronike obstruktive të mushkërive dhe me insuficiencë kronike respiratore. Ai është pranuar në Klinikë për shkak të pneumonisë masive dhe për momentin është në ventilim mekanik në gjendje të rrezikshme për jetën.

Këtë e deklaroi sot dr. Sanja Marinkovqi nga Klinika, e cila tha se dje në ambulancën e tyre janë kontrolluar tetë pacientë me pasqyrë klinike të gripit., dy prej të cilëve me komplikime të poshtme respiratore, gjegjësisht pneumoni si komplikim janë mbajtur në mjekim spitalor.

Theksoi se mes të hospitalizuarve ka të rinj dhe të rritur, kryesisht janë të pavaksinuar për grip, ndërsa numri më i madh i tyre kanë sëmundje kronike.

Nga fillimi i sezonit të gripit në Klinikën infektive janë kontrolluar 53 pacientë me grip. Prej tyre deri më tani në mjekim spitalor me komplikime janë mbajtur 22 pacientë”, theksoi dr. Marinkoviq.

Të fundit