20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Kosovë 39 raste të reja me Kovid-19 dhe 21 të shëruar, gjithsej 669 të infektuar dhe 159 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se gjatë ditës së djeshme në vend u konfirmuan 39 raste të reja, të cilat rezultuan pozitivë në Kovid-19, duke e çuar numrin zyrtar të bartësve të koronavirusit të ri në Kosovë deri në 669.

Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, dje në Kosovë janë evidentuar 21 persona të shëruar nga sëmundja infektive, sipas metodave të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me çka numri i personave të cilët e përballuan këtë sëmundje, u rrit në 159.

Numri më i madh i rasteve të reja të të infektuarve, gjithsej 26, janë nga komuna e Pejës, nëntë janë nga Prizreni, dy nga Mitrovica e Veriut dhe një nga komunat e Istogut dhe Zveçanit.

Sipas kumtesës së mbrëmshëm të IKSHPK-së, dje në Laboratorin për mikrobiologji molekulare u testuan mostrat e 255 personave, që dyshohet se ishin bartës të koronavirusit të ri. Numri i përgjithshëm i personave të testuar që nga paraqitja e epidemisë, përfshirë ditën e djeshme, është 5.627.

Të enjten është shënuar edhe viktima e re nga Kovid-19. Bëhet fjalë për një burrë 53 vjeçar nga Prizreni, i cili dhjetë ditë më parë u pranua për trajtim në gjendje të rëndë të përgjithshme shëndetësore. Përfshirë edhe viktimën e fundit, numri i të vdekurve nga infektimi në Kosovë është rritur në 19. bs/bsh/

Të fundit