29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Kroaci në shitje maska mbrojtëse të cilat e “vrasin” virusin

Në Kroaci mbërriti një dërgesë me 128.000 maska për të cilat thuhet se vetë e “vrasin” koronavirusin, të disenjuara nga shkencëtarët izraelitë.

Maskat sot do të shpërndahen në farmaci, të cilat do të shiten për rreth 40 kuna (330 denarë), publikoi portali kroat 24sata.

Kompania importuese Rinigard thotë se kjo është vetëm seria e parë e furnizimeve dhe se presin porosi nga Serbia, Hungaria, Austria dhe Zvicra, të cilat tashmë, siç theksohet, kanë treguar interes për blerje me shumicë. Çmimi varet nga sasia e porosisë dhe me siguri do të ndryshohet në të ardhmen.

Maska, sipas pamjes, nuk dallohet nga maskat kirurgjikale klasike për fytyrë, por gjatë përpunimit në material është vendosur oksid bakri me veti antivirale dhe antibakteriale, shkruan portali.

Maska mundet të mbahet tre orë vazhdimisht, pas çfarë duhet të hiqet, të vendoset në sipërfaqe të rrafshët dhe të lihet 40 minuta që vetitë e materialit t’i neutralizojnë patogjenët. ar/

Të fundit