28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në KSHZ dorëzohet kërkesë për referendum për librat shkollorë

Në përputhje me ligjin për referendum, iniciativa qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”, ka dorëzuar në KSHZ kërkesë për të mbledhur 100 nënshkrime nga qytetarët, të cilat do të shfrytëzoheshin për ngritjen e një iniciative qytetare për shpallje të referendumit për vendim, informon Zhurnal.

Iniciativa kërkesën e bënë përshkak vullnetit të shprehur të qytetarëve lidhur me propozim ligjin nga Ministria e Arsimit për mësim digjital në shkolla.

“Iniciativa do të dorëzojë propozim për referendum deri në Kuvendin e Maqedonisë, përshkak deklarimit direkt të vullnetit të qytetarëve për propozim ligjin për libra dhe materialeve mësimore në arsim fillor dhe të mesëm.

Në bazë të interpretimit autentik të ligjit, nënshkrimet e qytetarëve për ngritjen e iniciativës qytetare në nivel shtetëror jepen si udhëzues para organit të institucionit shtetëror, gjegjësisht, gjegjësisht reparteve lokale të KSHZ-së, kompetent për evidencë të së drejtës zgjedhore, në korniza të kohës së punës”, thuhet në deklaratën e iniciativës.//Zhurnal.mk

Të fundit