29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në KSHZ janë paguar kompensime pa kritere matëse dhe dokumente, zbuluan revizorët

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të raporteve financiare bashkë me revizionin e harmonizimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të llogarisë së buxhetit themelor për vitin 2019-të. Revizorët kanë shprehur mendim jo të favorshëm në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e treguar në raportet financiare, për harmonizimin e transaksioneve financiare me rregullativën relevante ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura, njofton Portalb.mk.

Revizorët kanë kryer revizion edhe në mjetet e miratuara për aktivitetet zgjedhore të viti 2019-të, për zbatimin e zgjedhjeve për president të shtetit dhe për zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave Ohër, Novo Sellë dhe Dibër.

“Revizorët konstatuan se prej gjithsej 80 Komisioneve Zgjedhore Lokale (KZL), deri te KSHZ nuk janë dorëzuar raporte për punën e 24 (KZL), gjegjësisht 31%, edhe pse është obligim në pajtueshmëri me Kodin Zgjedhor, në bazë të së cilës llogaritet dhe paguhet kompensim për angazhimin e kryer. Në lidhje me pagesën e parave për harxhimet rrjedhëse të cilat kanë të bëjnë në lidhje me zbatimin e aktiviteteve zgjedhore në çdo KZL, revizorët kanë konstatuar se janë kryer pagesa të mjeteve te një pjesë e KZL-ve pa dokumentacion financiar përkatës dhe të kompletuar”, thuhet në kumtesën e Entit Shtetëror të Revizionit.

Për zbatimin e zgjedhjeve për president dhe për zgjedhje të parakohshme lokale në Ohër, Novo Sellë dhe Dibër, në vitin 2019-të, për personat të cilët janë anëtarë të Këshillave Zgjedhor (kryetar, anëtarë dhe zëvendës të tyre) janë paguar gjithsej 133 milionë denarë, në bazë të një vendimi të miratuar.

Këto mjete, ashtu siç theksohet, janë paguar në bazë të të dhënave të vendosura nga ana e KZL-ve për pagesë të kompensimit për këshillat zgjedhor.

“Revizioni nuk kishte mundësi që të bëjë krahasim të të dhënave të vendosura nga KZL-të, për shkak se nuk i ka ruajtur të dhënat dhe nuk i ka prezantuar në ueb-aplikacionin (në formë elektronike ose të shkruar)”, thuhet në kumtesë.

Plotësisht, revizorët kanë konstatuar se për 154 persona të angazhuar në trupat ndihmës dhe personat e punësuar në shërbimin profesional të KSHZ-së, janë paguar mjete në vlerë të përgjithshme prej 5 milionë denarë. Me analizën e kryer të pagesës së kompensimit për këtë bazë, revizorët kanë konstatuar se kompensimi për kompetencat e punës dhe suksesin në punë si pjesë të kompensimit të përgjithshëm, është paguar në bazë të kritereve të cilat nuk janë të caktuara në mënyrë kualitative dhe nuk janë të matshme.

Me kryerjen e revizionit të punës së rregullt, revizorët kanë konstatuar se KSHZ nuk ka kryer regjistrim të mjeteve dhe burimeve të mjeteve në pajtueshmëri me aktet ligjore dhe nënligjore, që pamundëson konstatimin e realitetit dhe objektivitetit të treguar në gjendjet e mjeteve dhe burimeve të tyre dhe zvogëlimin e kualitetit të raporteve financiareve dhe informatave që i japin.

Në pjesën e zbatimit të procedurave gjatë ndarjes së marrëveshjeve për furnizime publike, në raportin financiar thuhet se është caktuar mënyrë e zbatimit të procedurave me negociata pa publikuar shpallje duke pamundësuar trajtim të njëjtë dhe konkurrencë mes operatorëve ekonomik.

Të fundit