Në kompleksin rekreativ sportiv në Kumanovë sot do të hapen panairi i gjashtë ndërkombëtar i produkteve organike dhe tradicionale “Tryeza organike” dhe panairi i dytë ndërkombëtar për bujqësi, teknologji, ushqim dhe përpunim “AgroMak”.
Në Panair do të marrin pjesë aktive rreth 10.000 persona, nga të cilët 250 deri në 300 ekspozues nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Republika Sërpska, Bosnja e Hercegovina, Sllovakia, Hungaria, Mali i Zi, Kosova, Turqia etj.
Gjatë panairit është paraparë një garë profesionale e nxënësve të shkollave të mesme bujqësore nga shteti, si dhe nga Serbia dhe Mali i Zi.