16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në “Lufthanza” për shkak të koronavirusit të ri rrezikohen 22.000 vende pune

Në kompaninë ajrore kombëtare gjermane “Lufthanza” për shkak të krizës me koronavirusin e ri, janë rrezikuar një numër i madh i vendeve të punës, gjegjësisht 22.000 vende pune.

“Lufthanza” deri para pak kohe pohonte se janë rrezikuar rreth 10.000 punëtorë, por pas negociatave me sindikatat bënë të ditur se ka 22.000 vende pune tepricë.

Qëllimi i kompanisë ajrore është që të shmangen largimet nga puna, me zbatimin e aplikimit në orar të shkurtuar të punës dhe marrëveshje të krizës.

“Pa ulje të dukshme të shpenzimeve për të punësuarit gjatë krizës, do ta lëshojmë mundësinë që më mirë të dalim nga kriza dhe do të rrezikojmë që kompania të dalë nga kriza e dobësuar dukshëm”, deklaroi drejtori i resurseve njerëzore, Mihaell Nigeman.

Nigemani shtoi se nga kompania ajrore “Lufthanza” bëjnë gjithçka që është e mundur që të arrijnë marrëveshje konkrete me sindikatat deri më 22 qershor. ar/

Të fundit