29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Maqedoni asnjë rast vdekje pas pranimit të dy dozave të vaksinës kundër COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar asnjë rast vdekje pas pranimit të dy dozave të vaksinës kundër COVID-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, janë regjistruar 664 persona të infektuar me COVID-19, pas pranimit të njërës dozë të vaksinës, të cilët janë vaksinuar në 14 ditët e para pas vaksinimit.

Nga MSH thonë se prej këtyre 664 personave, 75 janë hospitalizuar.

Prej tyre, janë regjistruar 22 raste të vdekjeve. Nga MSH thonë se të njëjtit kanë qenë pozitiv në 14 ditët e para nga data e vaksinimit, ose janë persona që kanë qenë në periudhën e inkubaicionit në kohën kur e kanë marrë vaksinën.

“Infektimi me virusin tek këto persona ka ndodhur në periudhën kur vaksina nuk ka efikasitet, gjegjësisht në 15 ditët e para”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se tek raste që duhen dy doza të vaksinës, konsiderohet se qytetarët marrin imunitet pas kalimit të një periudhe të caktuar pas dozës së dytë./Telegrafi/

Të fundit