29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Maqedoni do të ketë orë policore nga ora 21:00 deri ora 06:00, si masë kundër Covid-19

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot përmes një konference për shtyp shpalli orën policore në vend.

“Publikoj se qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim me të cilën për herë të parë në histori të vendit kufizon lëvizjen e qytetarëve në tërë terrorin. Nga nesër fillojmë me kufizimin e lëvizjes së njerëzve për shkak gjendjes me coronaviurs.

Duke filluar prej nesër nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit çdo ditë do të ndalohet lëvizja e qytetarëve, gjegjësisht do të ketë orë policore”, tha Spasovski.

Kryeministri shtoi se nga kjo masë nuk përfshihen personat të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore urgjente.

Të fundit