21/05/2022
14.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Në Maqedoni ka platforma të ndryshme që shpërndajnë propagandë ruse”

Koordinatori kombëtar për “Ballkanin e Hapur” dhe për iniciativat rajonale, Marijan Zabrçanec për “Utrinski Brifing” tha se konkretisht ekzistojnë informacione për lutë dhe se kjo nuk është diçka e re, ka ekzistuar edhe më herët.

Ai tha se Perëndimi tani e ka fituar këtë luftë jo vetëm kundër propagandës ruse port edhe në luftën kundër demokracisë.

Ai theksoi se në internet ka platforma të ndryshme të cilat shpërndajnë propagandë ruse ku shkruajnë disa tituj qesharak se Rusia i kërcënohet Maqedonisë.

“Paraqiten foto nga lideri i së “Majtës” me Putinin me tituj “Më në fund dikush normal”. Nëse kjo është normale, atëherë i bie që shumica është jonormale”, tha Zabrçanec.

Ai shtoi se Telekomi i Maqedonisë para dy ditëve ka larguar nga platforma e saj televizionin rus “Rusia Today”.

Të fundit