20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në mesnatë, skadon afati për regjistrimin e personave me Kovid-19 dhe të sëmurët dhe të pafuqishmit për të votuar më 15 korrik

Afati për regjistrimin për votim të personave me Kovid-19 dhe vetizolim ose në karantinë, të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe personave me sëmundje kronike për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik përfundon sonte (8 korrik) në mesnatë.

Personat pozitivë në koronavirus ose në izolim, përveç me autorizim, për votim do të mund të paraqiten edhe përmes aplikacionit të vendosur në ueb faqen e KSHZ-së https://izolacija.sec.mk/. Përveç kopjes së kartës së identitetit, personat me Kovid-19 ose në vetizolim deri te KKZ ose përmes aplikacionit duhet të paraqesin një kopje të vendimit për karantinë ose të vetizolimit të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor,. Personat, rezultatet e të cilëve do të jenë pozitivë pas 8 korrikut ose do të vendosen në vetizolim pas kësaj date, nuk do të mund të paraqiten për votimin që do të zhvillohet për ta nga këshillat e veçantë zgjedhorë më 13 korrik.

Të sëmurët, të pafuqishmit dhe të sëmurët kronikë do të votojnë më 14 korrik. Ata gjithashtu duhet të aplikojnë në KKZ për votim duke e dorëzuar dokumentacionin e duhur.

Të dhënat e fundit që KSHZ-ja i publikoi për votim më 13 dhe 14 korrik janë nga 6 korriku në mesditë. Deri atëherë, vetëm 19 njerëz janë regjistruar për të votuar me Kovid-19 dhe 1,1129 njerëz të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Afati për votim për personat në arrest shtëpiak skadon më 11 korrik.

Më 9 korrik, gjegjësisht nesër, skadon afati i regjistrimit të vëzhguesve të zgjedhjeve.

Fushata zgjat deri më 12 korrik në mesnatë, pas së cilës pason heshtje treditore për shkak të votimit, e cila kësaj radhe për shkak të pandemisë me Kovid-19 fillon të hënën edhe atë me njerëzit me Kovid-19. ls/shk/

Të fundit