29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në ngjarjen vjetore për vlerësimin e ‘Artistëve më të mirë të vitit’ në Zvicër merr pjesë edhe aktori shqiptar Ridvan Murati

Në Cyrih të Zvicrës është mbajtur ceremonia vjetore e quajtur “Prix Walo 47“” e cila nderon artistët më të arriturit përgjatë vitit në fushën e artit.

Pjesë e kësaj mbrëmje çmimesh nuk ka pasur se si të mungojë dikush edhe nga komuniteti shqiptar.

Aktori shqiptar Ridvan Murati, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka qenë shqiptari i vetëm pjesëmarrës në këtë ngjarje të madhe helvetike.

Foto: Ridvan Murati/Facebook

Ai ka qenë i nominuar për çmimin kryesor “Filmi më i mirë”, si pjesë e kastit të filmit shumë të shikuar zviceran, “Eden für Jeden”.

Aktori gjilanas ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook dhe Instagram disa fotografi nga pjesëmarrja në këtë ceremoni.

“Ceromenia e ndarjes së çmimeve për ‘Artistët e vitit’ në Zvicër e cila u mbajt dje në Cyrih. Së bashku me këtë ekip fantastik që po e shihni në fotografi ishim të nominuar për ‘Filmin më të mirë’ me ‘Eden für Jeden’. Ishte një mbrëmje fanstastike dhe një natë që nuk do harrohet kurrë e cila sigurisht do jetë shumë e rëndësishme për projektet tjera. Asgjë nuk është e paarritshme (sigurisht me shumë punë e sakrificë)”, shkroi Murati në mbishkrimin e fotografive.

Ridvani, i njohur përndryshe si ‘Qabi’ i hit serialit “O Sa Mirë”, vazhdon gjithashtu të jetë pjesë e serialit shumë të pëlqyer shqiptar, “Sha je be tu folën”.

Të fundit