23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Pekin niveli më i lartë i rrezikut të shëndetit për shkak të virusit korona

Në Pekin sot është shpallur niveli më i lartë i rrezikimit të shëndetit për shkak të përhapjes së virusit korona, deklaroi kryetari i Komisionit Shëndetësor në Pekin, Li Haiçao.

Ai theksoi se qyteti do të marrë masa urgjente për shkak të kontrollit të përhapjes së virusit.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, disa pjesë të Murit kinez nesër do të mbyllen për vizitorë në mënyrw që të parandalohet përhapja e virusit. Gjithashtu, i mbyllur është edhe Qyteti i ndaluar. Pekini i anuloi të gjitha ngjarjet publike për Vitin e Ri kinez.

Në Pekin ka 29 persona të infektuar me këtë virus, ndërsa një pacient është në gjende serioze, por stabile.

Sipas të dhënave të fundit, prej virusit janë infektuar 849 persona, më së shumti në qytetin kinez, Vuhan, ku u shfaq epidemia, ndërsa 26 persona e humbën jetën. ls/fab

Të fundit