28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në prag të fushatës zgjedhore, Komuna e Tetovës furnizoi NPK “Tetova” me automjete dhe kontanjerë të rinj

Sot, më pak se një muaj përpara zgjedhjeve lokale Komuna e Tetovës i dorëzoi në përdorim 4 kamionë të ri për grumbullim të mbeturinave, 1 makinë sweeper dhe 1 fshesë ajrore, Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”, transmeton Portalb.mk.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se ky projekt u realizua kohë më parë në kuadër të grantit në vlerë prej 26,446,389.00 MKD përmes zyrës MSIP në kuadër të Ministrisë së Financave, të financuar nga Banka Botërore.

“Granti përfshin furnizimin e komunës me 4 automjete speciale për grumbillimin e mbeturinave, 2 automjete speciale për pastrim dhe 150 kontejnerë. Këto mjete të pakthyeshme u fituan në kuadër të realizimit të suksesshëm të 2 projekteve paraprake me Bankën Botërore: vazhdimi i bulevardit V.S Bato dhe furnizimi i 5 autobusëve për nevojat e transportit urban.” tha Teuta Arifi.

Mbeturinat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten një ndër problemet kryesore për qytetin e Tetovës për shumë vite me radhë. Përgjegjës për menaxhimin e këtyre mbeturinave është Ndërmarrja Publike Komunale (NPK), e cila ndër vite akoma nuk ka gjetur një zgjidhje për këtë problem. Duke pasur parasysh se mbeturinat në koshat e plehrave nuk mblidhen mjaftueshëm dhe orari i mbledhjes së tyre nuk është i mjaftueshëm, dhe përderisa autoritetet kompetente nuk janë serioze dhe të gjejnë një zgjidhje më efikase për këtë problem, qytetarët po vazhdojnë të përballen me këtë problem për çdo ditë.

Ndryshe, NPK Tetova është nën hetim të Policisë Financiare për keqpërdorime të mundshme. Kanë kaluar tre muaj që Drejtoria e Policisë Financiare vazhdon të hetojë ndërmarrjen publike të themeluar nga Komuna e Tetovës. Policia Financiare për Portalb.mk tha se hetimet tani më janë në një fazë të avancuar dhe kërkojnë kohë, pa mos dhënë detaje të tjera.

Të fundit