28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në pranga shtatë persona, policia e Tetovës gjatë kontrollit iu gjeti substanca narkotike

Nëpunës policorë të Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, gjatë natës së kaluar (5/6 gusht) në intervalin kohor nga ora 23:00 deri më 03:00, në afërsi të Pikë Pagesës Zhelinë dhe në rajonin e f. Kamjan-Tetovë, i kanë privuar nga liria gjithsej 7 persona.

Gjatë kontrollit ndaj tyre dhe të automjeteve të tyre me të cilët ata kanë udhëtuar, “Wolkswagen golf” dhe “Turan” me targa regjistrimi të Tetovës dhe “Bmw” me targa nacionale të Austrisë, është gjetur marihuanë, kokainë dhe një makinë thërmuese.

Nga liria janë privuar E.T (22) nga f. Pirok-Tetovë, 21 vjeçarja nga Tetova E.S., B.F. (22), E.K. (22), T.SH. (29) nga Tetova, A.K. (26) nga f. Kamjan-Tetovë dhe J.S. (18) nga Austria.

Shtatë personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për të njëjtit do të parashtrohen kallëzime përkatëse për “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, në pajtim me nenin 215 të Kodit Penal.

Të fundit