19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në prill shpenzime më të larta për pemë dhe perime, më të ulëta për karburante, rroba

Shpenzimet për jetesë në prill të këtij vitit, krahasuar me muajin paraprak shënojnë rritje prej 0,1 për qind, ndërsa krahasuar me prillin e vitit të kaluar ulje prej 0,1 për qind. Te çmimet e me pakicë është shënuar ulje prej 0,5 për qind krahasuar me marsin e këtij vitit, ndërsa në krahasim me prillin e vitit të kaluar ulje prej 1,3 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritje e indekseve të shpenzimeve për jetesë në prill të vitit 2020, krahasuar me muajin paraprak dhe perimet e ngrira përveç patateve dhe perimeve tjera me rrënjë për 9,1 për qind, pemët e freskëta dhe të ngrira për 9 për qind, peshku dhe produktet e detit për 1,2 për qind, pemët e thata dhe arrore për 0,9 për qind, vezët, prodhimet ushqimore të pa përmendura në vend tjetër, vera për 0,8 për qind, birra 0,6 për qind, djathi dhe gjiza, vaji dhe yndyrat për 0,5 për qind, buka, drithërat për 0,4 për qind, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollatat dhe prodhimet e ëmbla, pijet alkoolike për 0,3 për qind dhe jogurti për 0,2 për qind.

Në prill të vitit 2020, gjithashtu rritje të indeksit të shpenzimeve për jetesë është shënuar te pajisjet telefonike dhe telefaks për 2,6 për qind, këpucët 1,8 për qind, pjesët rezervë dhe pajisje personale për transport për 1,1 për qind, aparate të vogla elektronike për amvisëri, prodhime të tjera mjekësore për 0,4 për qind dhe furnizimi me ujë për 0,3 për qind.

Ulje e indeksit të shpenzimeve për jetesë në prill të vitit 2020, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar te pijet e gazuara për 0,3 për qind dhe te qumështi me pakë yndyrë.

Gjithashtu ulje e indeksit të shpenzimeve për jetesë është shënuar edhe te derivatet e lëngshme për amvisëri për 20,3 për qind, karburantet për nevojat personale për 17 për qind, gazi për amvisëri për 7 për qind, pajisje informatike për përpunimin e të dhënave për 3,3 për qind, automjetet motorike për 1,4 për qind, lojërat dhe hobit për 1,2 për qind, rrobat, pajisjet për pranim, incizim dhe riprodhim të zërit dhe fotografive për 0,5 për qind, prodhimet farmaceutike, aparatet elektrike për higjienë personale për 0,4 për qind. sn/

Të fundit