25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Prizren krijohet Unioni I Motoristëve Shqiptarë

Më 15 tetor të këtij viti në qytetin e Prizrenit është themeluar Unioni I Motoristëve
Shqiptarë . Nismtare e kësaj iniciative janë Shoqata e Motoristëve Ilirët në
Norvegji. Pjesë e këtij unioni janë mbi 40 shoqata të motorisëtve shqiptarë, nga të
gjitha trojet etnike shqiptare.Kryetari I këtij unioni është Taçko Fanda Hasani, të
cilin sot e takuam në Tetovë, pasi që kishte udhëtuar nga Prizreni për të
shpërndarë idenë e këtij unioni edhe më tej. Ai është me prejardhje nga fshati
Sellcë dhe për Televizonin Koha, tregoi qëllimin e këtij unioni, që është organizimi
I shumë manifestimeve nga aan e motoristëve shqiptarë, njofton Tv Koha.
Planet janë që në të ardhmen të organizohen shumë udhëtime në viset shqiptare
dhe jo vetëm. Motoristët që tashmë kanë një union të tyre, pritet që të jenë më
shumë aktivë në të ardhmen rreth këtyre organizimeve.Mesazhi është që edhe
grupet tjera dhe individë të tjerë ti bashkohen Unionit të Motoristësve shqiptarë.
Atë që shumë shoqata joveritare dhe qeveritare , sigurisht dhe institucione nuk
kanë arritur ta bëjnë që të bashkohen, këtë e kanë bërë motoristët shqiptarë të cilët
me emblemat e tyre karakteristike shqiptarë udhëtojnë rrugëve në të gjitha trevat
shqiptare, për të përçuar simbolikën e bashkimit kombëtar, raporton Tv Koha.

Të fundit