24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në qendrën Loja në Tetovë filluan Ditët e Filmit Gjerman

Qendra “LOJA” në Tetovë në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane kanë filluar
evenimentin Ditët e Filmit Gjerman.Ceremonia e hapjes u mbajt në hapësirat e
Qendrës LOJA mbrëmjen e djeshme nga shefi I departamentit të cultures
FlorianTräger-Steintje. Projeksione te filmave do të ketë cdo ditë nga ora 19 deri
në datën 21 Tetorë. Adhuruesit e filmave do të kenë mundësinë të njihen me
kinematografinë gjermane me produksionet më të fundit dhe më të suksesshme
gjermane. Filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale gjermane, me përkthim në
shqip dhe në maqedonisht.
Hapja u bë me filmin Unë jam njeriu yt – Ich bin Dein Mensch
Drejtorii “LOJA”-s, theksoi se ky event është pjesë e aktiviteteve kulturore të
shumta që do të shtrihen në harkun kohorë të 7 javëve. Ky cikël startoi me
ekspozitën e para disa ditëve dhe në vazhdim do të ketë aktivitete të tjera
atraktive për grupmosha të ndryshme.
Të gjithë të interesuarit që duan të kalojnë një mbrëmje ndryshe mund të njihen
me programin në faqen zyrtare të qendrës Loja ndërsa pjesëmarrja është pa
pagesë/Tv Koha/

Të fundit