29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në rajonin e Tetovës, katër raste aktive me Kovid-19 mes punonjësve shëndetësorë

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga numri i përgjithshëm i mjekëve dhe infermierëve në kujdesin shëndetësor publik dhe privat në zonën e rajonit më të gjerë të Tetovës, deri tani janë 13 raste të regjistruar, të cilët kanë pasur test pozitiv me Kovid-19. Tashmë janë shëruar nëntë prej tyre.

“Deri më tani, 13 punonjës të sëmurë shëndetësorë janë regjistruar në njësinë rajonale të Tetovës, prej të cilëve janë shëruar nëntë. Aktualisht janë katër punonjës shëndetësorë pozitivë me virusin”, njoftojnë nga Ministria, pas kërkesës sonë për informacion.

Numri i përgjithshëm i personelit mjekësor nuk është regjistruar nga asnjë institucion. Spitali klinik i Tetovës ka 234 mjekë dhe 378 infermierë, ndërsa Qendra Shëndetësore në Tetovë ka 44 mjekë dhe 89 infermierë dhe teknikë. Gjithsej, janë regjistruar 181 ordinanca private në fushën e mjekësisë së përgjithshme, stomatologjisë dhe gjinekologjisë në njësinë rajonale të Fondit të Shëndetësisë. Në Tetovë ekziston Qendër për Shëndet Publik, si dhe ordinanca që nuk kanë marrëveshje me Fondin e shëndetësisë dhe punojnë tërësisht privatisht. bs/bsh/

Të fundit