Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Në RMV filloi vaksinimi në terren, prej nesër edhe në fshatrat e Tetovës - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Në RMV filloi vaksinimi në terren, prej nesër edhe në fshatrat e Tetovës

Autoritetet shëndetësore në RMV njoftuan prej sot nis vaksinimi në terren, ku ekipe mobile shëndetësore do të shkojnë nëpër fshatra dhe mjedise rurale për të vaksinuar qytetarët të cilët nuk kanë një termin të caktuar. Nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë (IPSh), njoftuan se vaksinimi në terren – nëpër fshatra do të fillojë nga dita e martë (13 korrik), ku ekipet mobile do të qëndrojnë nga një deri në dy orë në një vendbanim, njofton Portalb.mk.

Nga IPSH, infermierja kryesore Drita Ziberi thotë për Portalb.mk se vaksinimi në terren do të fillojë prej nesër kurse llojet e vaksinave që do të jepen varen nga ajo se cilat do ju thotë Ministria e Shëndetësisë.

“Banorët e fshatrave janë të lajmëruar nëpërmjet drejtorëve, kryetarëve të komunave, mediumeve si dhe kemi dërguar fletushka informative”, thotë Ziberi.

“Nëse interesimi për vaksinim do të jetë i lartë, dhe do e tejkalojë kohën e paraparë për një vendbanim, atëherë ekipet mobile do të qëndrojnë më gjatë në atë pikë ose do të gjejnë zgjidhje tjetër, dhe nuk do i lënë njerëzit të pa vaksinuar. Nëpër fshatrat më të mëdha do të ketë nga dy ekipe”, shtoi Ziberi.

Sipas Ziberit, aplikimi i dozës së dytë do të bëhet përsëri në teren, ekipet mobile prapë do të shkojnë nëpër fshatra dhe do e kryejnë vaksinimin me dozën e dytë.

Vendi dhe Oraret për vaksinim në terren në rajonin e Tetovës, burimi: Shtëpia e Shëndetit Tetovë

 

Sot në RMV, ka filluar edhe vaksinimi pa termin nëpër pikat ekzistuese të vaksinimit, në shtëpitë e shëndetit dhe në spitalet në vend. Qytetarët kanë mundësi të vaksinohen pavarësisht nëse janë ose nuk janë regjistruar në uebfaqen vakcinacija.mk dhe paralelisht do të kryhet edhe vaksinimi i qytetarëve që kanë aplikuar në vakcinacija.mk.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se qytetarët të cilët duan të vaksinohen me vete mjafton të kenë një dokument identifikimi që të dhënat e tyre të futen në sistemin termini im. Qytetarët që nuk kanë të caktuara termin për t’u vaksinuar, dozën e parë do ta marrin në punktet e shtëpive të shëndetit, spitaleve apo poliklinikave, kurse në sallat e sporteve do të bëhet procesi i ri-vaksinimit për ata qytetarë që e kanë marrë dozën e parë.

Vaksinimi pa termin po realizohet edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë.

“Sot është dita e parë dhe interesimi është i madh, por i mbërrijmë, për momentin nuk ka ndonjë ngatërresë. Ka grumbullim pak më të madh të njerëzve, sepse këtu ka vetëm dy kompjuterë nuk është si në sallë, por është duke ecur mirë, vaksinimi në IPSH ka filluar nga ora tetë në mëngjes dhe do të zgjas deri në ora tetë në mbrëmje”, thotë Drita Ziberi, infermierja kryesore e IPSHT.

Ndryshe, në RMV deri më tani gjithsej janë aplikuar 640.886 doza, kurse të rivaksinuar janë 240.651 persona.

Related posts

Ja cilat janë 20 klubet më të pasura të vitit 2020

Televizioni Koha

Produktet vendore në markete duhet të ekspozohen në rafte të veçanta ose të shënohen me etiketa

Televizioni Koha

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgënjeshtron pohimet e UNSHM- së se platforma online kushton 15,5 milion euro

Televizioni Koha

Leave a Comment