16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Serbi arrestohet një shtetas i Maqedonisë me 6,5 kilogram heroinë

(MIA) – Pjesëtarët e Drejtorisë për polici kriminalistike pranë Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë doganore të Serbisë, konfiskuan 6,5 kilogram heroinë, të fshehura në markën e automobiliat “Ford fiesta” i vozitur nga A.Z. 55 vjeçar shtetas i Maqedonisë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, policia e ka gjetur drogën gjatë bastisjes së automjetit në afërsi të vendit Lapovo. Heroina ka qenë e ndarë në 12 paketime, e fshehur në bunkerë të përpunuar special në automobil.

Shtetasi i Maqedonisë është arrestuar nën dyshimin për vepër penale të bërë ” prodhimtari dhe tregti e palejuar me droga”, dhe i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 48 orëve. Pritet ai të nxiret para Prokurorisë supreme publike në Kraguevac. ob/sa/

Të fundit