25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Shkup 131 të infektuar me KOVID-19, më shumë nga Çairi

Në 24 orët e fundit në Shkup janë evidentuar 131 raste të reja me koronavirus me çka numri i rasteve aktive është rritur në 960. Dje në Shkup ka pasur edhe 12 të shëruar nga Kovid-19 si dhe tre viktima.

Numri më i madh i të infektuarve, 14 janë nga Çairi.

Ashtuqë, në Çair është numri më i madh i të infektuarve 209, pasojnë Buteli me 76, Aerodromi dhe Gazi Baba me nga 75, Qendra me 73, Karposhi me 72, Saraji 64, Kisella Voda 43, Gjorçe Petrovi 35, Shuto Orizare 26, Studeniçani dhe Haraçina me nga 24 të infektuar. Ilindeni ka gjithsej 19 të infektuar, Petroveci gjashtë, Çuçer Sandeva katër, Sopishte dy dhe dy janë të huaj. fab/

Të fundit