19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Shqipëri 13 raste të reja me koronavirus, gjithsej 89

Shkon në 89 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Në vijim të komunikimit të përditshëm ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive, deklaroi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë, Albana Fico

“Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19 – 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça. Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste” shtoi ajo .

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58 për qind janë meshkuj dhe 42 për qind janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç, ndërsa janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Fico informoi se tre pacientët e parë kanë lënë aktualisht spitalin të shëruar por theksojmë se, pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

“Ndërsa është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 pacientë.
4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 54 vjeç. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19”, shtoi ajo. mb/

Të fundit