29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Shqipëri 25 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë testuar 42 raste të dyshuara të Kovid-19, me ç’rast 25 rezultuan pozitivë, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 609.

“Në periudhën e njëjtë kohore, 18 pacientë janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve tani arrin 345 persona. Për momentin në vendin tonë 238 persona janë aktivë të infektuar që konfirmon se numri i të shëruarve është më i madh nga të infektuarit momental”, deklaroi Albana Fico, drejtoreshë e Institutit për shëndet publik.

Sipas saj, deri më tani janë testuar 6.017 raste të dyshuara dhe prej tyre 602 janë konfirmuar pozitivë në Kovid-19.

Nga paraqitja e rastit të parë më 9 mars, i cili ishte pikërisht nga Tirana, për herë të në 24 orët e fundit nuk është diagnostifikuar asnjë rast në metropolën shqiptare, ku gjithsej të infektuar janë 253 persona.

Në Klinikën infektive dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” në mjekim janë 4 pacientë që është për katër më pak në krahasim me ditën e djeshme. Prej tyre 1- pacientë janë në terapi intensive.

Ajo apeloi deri tek qytetarët edhe më tej t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e kompetentëve, sepse, siç tha  lufta me virusin e ri të rrezikshëm ende nuk ka përfunduar. vt/fb/

Të fundit