24/04/2024
6.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në spitalet në Nju-Jork 20 fëmijë me simptoma misterioze

Më shumë se 20 fëmijë, prej të cilëve më të vegjlit kanë dy vjet, janë pranuar në spitalet njujorkeze me simptoma misterioze të sëmundjes, të cilat deri tani nuk janë tërësisht të qarta për mjekët, ndërsa supozohet se kanë lidhje me koronavirusin.

Siç shkruan “Nju-Jork tajms”, katër nga fëmijët janë pozitiv të koronavirusit, ndërsa raste të ngjashme ka edhe në Boston dhe Filadelfia.

Fëmijët kanë zhvilluar edhe sindromin e rrallë të Kavasakit, i cili manifestohet me pezmatim të arterieve për arsye të panjohur ose të rrallë, por infeksion serioz bakterial”, deklaroi komisarja për Shëndetësi në qytetin Nju-Jork, Ogriz Barbo.

Sipas saj, nëse gjendja zbulohet herët, zakonisht nuk ka pasoja afatgjate, por në të kundërtën, sëmundja mund të ketë pasoja afatgjate mbi fëmijët, më së shpeshti të lidhura me problemet tashmë ekzistuese me zemrën.

“Katër fëmijë janë testuar pozitiv me sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Njëmbëdhjetë ishin negativ, por gjashtë ishin pozitiv të antitrupave. Pesë fëmijë duhej të vendosen në aparat respirator, por të gjithë tani janë mirë”, tha Barbo.

Mjekët në vendet evropiane gjithashtu kanë dokumentuar simptome të sindromit Kavasaki.

“Ende nuk jemi të sigurt se ç’farë konkluzione duhet të nxiren, tha komisarja e qytetit për Shëndetësi. “Ende mësojmë çdo ditë se si sillet Kovid-19, jo vetëm nga pikpamja e shëndetit publik, por edhe nga aspekti klinik.

Simptomet që duhet të ndiqen janë temperatura e lartë e cila zgjat disa ditë, sy të kuq, dhimbje në bark, ënjtje e duarve dhe këmbëve, si dhe paraqitje intensive e ngjyrës së kuqe në buzë dhe gjuhë.

Gjithashtu shtoi ajo, këto simptoma përfshijnë edhe të vjella dhe diarre.

Sindromi Kavasaki zakonisht shërohet me imunoglobulin dhe aspirin.

Fëmijët më së shpeshti kanë simptoma të vogla të koronavirusit.

Barbo thotë se ky lloj i virusit në Nju-Jork është më ndryshe nga ai në Kinë.

“Për atë shohim fëmijë me sindrom të ngjashëm të Kavasakit”, deklaroi ajo.

Sipas “Nju-Jork” Tajms, disa mjekë dyshojnë se reagimi i këtyre fëmijëve në tërësi është masiv dhe i dëmshëm në sistemin imunologjik të Kovid-19, që mund të jetë tregues se rreziku i koronavirusit të ri për fëmijët është më i madh se sa që konsideroj deri tani.

Gazeta shton se fëmijët ishin pranuar në spital para disa ditëve, por autoritetet e qytetit dje e kanë publikuar. sa/

Të fundit