19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në spitalin në Kumanovë janë infektuar 11 punonjës shëndetësorë

Në spitalin e Kumanovës ka 11 punonjës shëndetësorë pozitivë me koronavirus.

Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva për MIA-n deklaroi se nga gjithsej të infektuarit, dy janë mjekë, tre janë teknikë rëntgeni, tre janë infermiere të Sektorit për kirurgji, dy janë infermiere të Repartit infektiv dhe një infermiere nga Sektori për neonatologji.

“Ministria është informuar për këtë situatë dhe është kërkuar ndihmë për organizimin e punës së spitalit”, ka thënë Zaharieva. am/fb/

Të fundit