25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në të gjithë Evropën lehtësohen masat rrigoroze Në të gjitha vendet e Evropës lehtësohen masat rrigoroze të vendosura për shkak të koronavirusit, me shpresë që nuk do të vjen deri te vala e dytë e infektimit.

Në të gjitha vendet e Evropës lehtësohen masat rrigoroze të vendosura për shkak të koronavirusit, me shpresë që nuk do të vjen deri te vala e dytë e infektimit.

Në Francë sot fillon mësimi në shkollat fillore, por me numër të vogël të nxënësve, ndërsa do të hapen edhe dyqanet për veshmbathje, libraritë, parukeritë dhe lulishtet, ndërsa restoranet, kinematë dhe kafiteritë do të mbesin të mbyllura.

Në Belgjikë sot do të hapen shumica e objekteve, por me masa për distancë sociale, ndërsa restoranet, kafiteritë do jenë të mbyllura deri në njoftimin e ardhshëm.

Në Holandë, shkollat fillore sot pjesërisht fillojnë me punë, ndërsa do të hapen edhe bibliotekat, klinikat për fizioterapi, shkollat për trajnim të shoferëve dhe parukeritë.

Në Zvicër vazhdojnë orët në shkollat fillore dhe të mesme, por me numër të vogël të nxënësve në klasa, ndërsa mund të hapen edhe restoranet, muzeumet dhe libraritë, por me kufizime të caktuara.

Në disa pjesë të Spanjës, do të lejohet tubimi në grupe deri në dhjetë persona, ndërsa restoranet me hapësirë të hapur do të mund t’i shërbejnë klientët me respektim të masave për distancë sociale.

Sa i përket Britanisë së Madhe, një pjesë e kufizimeve të lëvizjes do të lehtësohet këtë javë në Angli, por në pjesët tjera të vendit do të mbesin në fuqi masat më rrigoroze.

Në Danimarkë prej sot është lejuar hapja e sërishme e qendrave tregtare, ndërsa në Poloni hotelet mund të vazhdojnë me punë prej kësaj jave, edhe pse për të huajt ende vlen karantina dyjavëshe. sa/

Të fundit