Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Në të njëjtën kohë qytetarët protestojnë në Drenas, dhe deputetët diskutojnë në Kuvend, për rastin e 16 vjeçares - Tv Koha
Auto Tach Botë Gatojca Horoskopi Lajme Maqedoni Rajon Showbizi

Në të njëjtën kohë qytetarët protestojnë në Drenas, dhe deputetët diskutojnë në Kuvend, për rastin e 16 vjeçares

Sot në Drenas do të protestohet për rastin e abuzimit seksual me 16 vjeçaren nga mësimdhënësi e më pas edhe nga hetuesi policor.

Komuna e Drenasit ka njoftuar të gjithë qytetarët se sot, duke filluar nga ora 12:00 deri 13:30 do të mbahet protestë.

Në të njëjtën orë është paralajmëruar të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës nga Drenasi dhe përgjegjësinë institucionale.

Një pjesë e rrugëve të Drenasit do të jenë të bllokuara për automjete për shkak të protestës së paralajmëruar.

Rruga “Ajet Rrukiqi” nga shkolla e mesme e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”  dhe rruga “Ilaz Kodra” nga rrethi deri te objekti i Komunës, do të jetë e bllokuar për automjete, thuhet në njoftimin e Komunës.

Protestë për rastin e abuzimit me të miturën është mbajtur edhe dje para Stacionit të Policisë në Prishtinë.

Related posts

UT bën diferencën – të rinjtë nga vendi dhe më gjerë kanë përzgjedhur këtë institucion për t’u regjistruar

Televizioni Koha

Gordana Jankulloska dëshmoi për “Monstrën”

Televizioni Koha

Milloshovski: Zaev me muaj të tërë ka tentuar, por nuk arriti të takoj Makronin

Televizioni Koha

Leave a Comment