Në Tetovë do të hapen mbi 80 biznese të reja, duke iu referuar masës së qeverisë për vetëpunësim – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Në Tetovë do të hapen mbi 80 biznese të reja, duke iu referuar masës së qeverisë për vetëpunësim

Në Tetovë do të hapen mbi 80 biznese të reja, duke iu referuar masës së qeverisë për vetëpunësim dhe hapjen e bizneseve të reja. Këtë e bëri të ditur, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska e cila u takua sot në Tetovë me personat të cilët kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të granteve.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, sëbashku me drejtoreshën e Agjencisë për Punësim Biljana Jovanoska dhe përfaqësuesen e UNDP-së, Narine Sahakjan u takuan në Tetovë në Qendrën për Punësim me personat të cilët janë zgjedhur për shfrytëzimin e granteve për vetëpunësim nga Plani Operativ 2019.
Carovska theksoi se në Tetovë do të hapen mbi 80 biznese, me ç’rast të njëjtat do të ndikojnë dukshëm, siç u shpreh, në zbutjen e papunësisë.

‘Tetova ka treguar interes të madh me aplikim për vetëpunësim dhe në përgjithësi për të gjitha masat e tjera. Pa marrë parasysh se këto persona aplikojnë personalisht ose janë të shoqëruar, do të marrin pesë mijë euro për individ, si mjete të pakthyeshme. Pres që këto masa të kontribuojnë për zvogëlimin e papunësisë në vend, këto persona përveç se do të punësohen dhe do të bëhen themelues të një kompanie të caktuar, por në të ardhmen do të mund të zhvillohen dhe të punësojnë të rinj, por edhe persona të tjerë të papunësuar në komunën e Tetovës.” – tha Mila Carovska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Agjencia për punësim, vazhdon të mbështesë qytetarët në lidhje me shfrytëzimin e masave për vetëpunësim, deklaroi drejtoresha e kësaj Agjencie, Biljana Jovanovska. Ajo, informoi se vetëm në komunën e Tetovës, deri më tani janë nënshkruar mbi 750 kontrata.

‘Në komunën e Tetovës janë nënshkruar mbi 750 kontrata, masat janë ende aktive, do të shpallim konkursin për subvencionimin e mjeteve financiare, që në nivel të RMV-së ka treguar shumë rezultat, si nga ana e të punësuarve poashtu edhe nga punëdhënësit. Agjencia e Punësimit vazhdon të mbështesë qytetarët dhe të papunët, si dhe ato të cilët janë shfrytëzues të këtyre masave por poashtu edhe ato të cilët në të ardhmen do të aplikojnë për t’i shfrytëzuar, sepse qëllimi jonë nuk është vetëm të themelohet një biznes, por përkundrazi, t’i mundësojmë personit të punësuar të mbijetojë që në të ardhmen të mund t’i shfrytëzojë masat dhe politikat e reja të punësimit.’-deklaron Biljana Jovanovska, Drejtoreshë në Agjencinë për Punësim.

Përfaqësuesja e UNDP-së, Narine Sahakjan, theksoi se kjo masë e qeverisë do të ndikojë dukshëm në uljen e migrimit.

‘Ne mbështesim masat e qeverisë për vite me radhë, në implementimin dhe promovimin e këtyre programeve. Është një nga programet më të mira të vendosura në fushën e vetpunësimit, për të ndalur largimin e personave të arsimuar nga vendi. Këto masa kanë dhënë rezultate impresionuese dhe për këtë e falënderojmë qeverinë.’ –vlerëson Narinwe Sahakjan, përfaqësuese e UNDP-së.

Ndryshe, në 15 vitet e kaluara janë zbatuar masa të këtij lloji, por ndarja e mjeteve financiare ka qenë 3 mln euro mesatarisht për një vit, ndërkaq, vetëm vitin e fundit për masën e vetëpunësimit dhe krijimin e bizneseve të reja janë ndarë 8 milionë euro. Sipas të dhënave, vetëm gjatë vitit 2018 janë punësuar gjithsej 6374 persona, nga të cilët 3359 femra deri në moshën 30 vjeç.

Related posts

Komuna e Kërçovës u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19

Televizioni Koha

Kasami: Jemi të vetmit që i jemi qasur kësaj fushate zgjedhore me një koncept të qartë politik

Televizioni Koha

RMV, nxënësit e shkollave të mesme nuk do të mund të udhëtojnë pa pagesë gjatë pushimeve dimërore

Televizioni Koha

Leave a Comment