23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Tetovë ekspozitë e fotografive “Sinjal” kushtuar pozitës së gruas në shoqëri

Galeria e Arteve- Tetovë në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi mbrëmë solemnisht e hapi ekspozitën e fotografive me titull “Sinjal” kushtuar pozitës së gruas në shoqëri. Përmes fotografive janë ekspozuar profesionet e grave, pjesëmarrja e tyre dhe ndikimi në tregun e punës, si dhe prania në të gjitha sferat shoqërore.

“Ekspozita përmban një analizë frymëzuese të pozitës së gruas në shoqëri dhe qëllimi i saj është të inkurajojë dhe zhvillojë vetëdijen intelektuale të gruas, të inkurajojë nevojën për ndryshim dhe mundësinë që gratë të marrin pjesë në formësimin e së ardhmes së tyre”, njofton Galeria e Arteve Tetovë.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

Të fundit