Në Tetovë pesë persona nuk e kanë respektuar orën policore - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Në Tetovë pesë persona nuk e kanë respektuar orën policore

Pesë persona në rajonin e Tetovës, janë ndaluar dhe arrestuar për mosrespektimin e orës policore nga ora 21:00 deri më orën 06:00, kumtoi sot SPB- Tetovë. Ata u zbuluan në periudhën kohore mes orës 21:20 dhe 23:00.

“Gjatë kësaj periudhe, në lokacione të ndryshme në Tetovë dhe Zhelinë të arrestuar janë A.J (21), D.R (21), A.D (24), që të tre nga Tetova, A.Z (32) ) nga fsh. Strimnicë, dhe Z.I (26) nga fshati Debreshë i Gostivarit. Ata janë mbajtur në Stacionin policor në Tetovë dhe pas përpunimit të plotë dhe dokumentacionit të lëndës do të pajisen me parashtresa të duhura për veprën penale “mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, sipas nenit 206 të Kodit Penal”, njoftojnë nga policia e Tetovës.

Në rajonin e SPB – Tetovë më 23 mars, ora 06:00, janë regjistruar gjithsej 354 persona me deklarata të nënshkruara për vetë-izolim dhe 18 me vendime nga Ministria e Shëndetësisë – Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Related posts

Ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë? flasin ekspertët

Televizioni Koha

Maqedoni, nesër propozohet mbyllja e kafeneve në orën 21:00

Televizioni Koha

Koronavirusi i mbyll tetë xhami në Kërçovë

Televizioni Koha

Leave a Comment