28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Tetovë “Virusi martohet me Koronën”

Me titullin “Dasëm në kohën e virusit korona” një grup i ashtuquajtur “revolucioni i qetë” kanë protestuar në qendër të qytetit të Tetovës për “sjelljen e papërgjegjshme të qytetarëve gjatë pandemisë”.

“Gjatë ditës së sotme, revolucionerët e qetë realizuan edhe një aksion lidhur me sjelljen e papërgjegjshme të qytetarëve gjatë pandemisë. Qeveria ka ndaluar tubimet publike, përfshirë tubimet private për të festuar gëzimin familjar ose pikëllimin. Restorantet, të cilat funksionojnë vetëm për festimet e dasmave, janë mbyllur, dhe ata po punojnë me dërgesa ushqimi nëpër shtëpi. Por kjo nuk është pengesë për çiftin e posamartuar Virusin dhe Koronën, të cilët në një atmosferë festive në qendër të qytetit, shënuanmartesën e tyre me një dasëm të madhe. Në dasëm janë ftuar mbi 300 mysafirë, të cilët duhet të respektojnë kodin e veshjes – maska, për ti mbajtur në dorë e jo në fytyrë, dhe të njejtattë jenë të kombinuara me veshjet. „Vallen ta luani si njerëz, virus nuk ka- atë e shpallën të vdekur”- shkruan në ftesën e dasmës e cila është e vendosur në qendrën e qytetit, nga ana e aktivistëve të rinj nga Tetova.
Qëllimi i këtij aksioni është që të ngritet vetëdija te qytetarët për respektimin e masave, të jenë të përgjegjshëm, solidarë, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin kolektiv në qytetin tonë. Le t’i lëmë festimet masive për disa kohë më të mira!”(sic) thuhet në njoftimin e revolucionerëve të qetë.

Përndryshe, Tetova është qyteti i dytë në Maqedoni me më së shumti raste pozitive me COVID-19.

 

Të fundit