25/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në Universitetin e Tetovës prezantohen mundësitë për bursa për studime dhe zhvillim profesional në SHBA

Përfaqësues të Ambasadës amerikane në end sot në Universitetin e Tetovës prezantuan programe për studim dhe zhvillim profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U prezantuan disa lloje të bursave që i ofron Ambasada, me fokus të veçantë në programet e studentëve “Fulbrajt” për studime postdoktorale dhe “Hubert Hamfri” për profesionistët.

“Këto programe janë vijuese dhe vijmë çdo vit të flasim para studentëve dhe t’u themi pse duhet të aplikohet. Bursat që i ofrojmë mbulojnë pothuajse të gjitha shpenzimet – nga viza deri te një biletë kthyese. Gjithçka e kanë të paguar, qofshin studimet pasuniversitare apo universitare njëvjeçare apo dyvjeçare, të gjitha shpenzimet janë të mbuluara”, tha Gazmend Iljazi, drejtues i programeve arsimore dhe koordinator alumni në Ambasadë.

Programi i studentëve “Fulbrajt” u mundëson të diplomuarve ose atyre që do të përfundojnë studime pasuniversitare t’i regjistrojnë studime pasuniversitare në Amerikë.

Programi “Hamfri” u mundëson profesionistëve në fusha të ndryshme të fitojnë përvojë për zhvillim profesional.

Të fundit