25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Në UT u promovuan pesë veprat shkencore të Faton Shabanit

Në Universitetin e Tetovës u promovuan 5 vepra shkencore nga fushat e drejtësisë të autorit Faton Shabani. E drejta afariste; Falimentimi; E drejta afariste ndërkombëtare; Zgjidhja jashtëgjyqësore e kontesteve; Pasojat juridike nga mospërmbushja e kontratës për shitjen ndërkombëtare të mallrave janë titujt e pesë veprave të cilat janë produkt i punës shumëvjeçare të autorit në lëmin e shkencës së drejtësisë që e ligjëron në Fakultetin Juridik të Universitetit dhe më gjerë, por edhe i veprimtarisë hulumtuese-shkencore ndër vite. Në emër të Universitetit të Tetovës të pranishmive me fjalë përshëndetëse u drejtua Dekani i Fakultetit Juridik Jusuf Zejneli.

Vlerësimet e tyre për librat e Faton Shabanit i paraqitën recenzentët Jadranka Daboviq dhe Osman Kadriu. Ata e vlerëuan lartë punën voluminoze të autorit, i cili sipas tyre në mënyrë shumë profesionale duke i zbatuar në përpikëri metodën shkencore
Osman kadriu
Autori Faton Shabani tha se finalizimi i pesë librave është fryt i një pune dhe veprimtarie sistematike dhjetëvjeçare; i një studimi të gjatë dhe i një ngulmimi të shoqëruar me mund e përkushtim. Ai më tutje theksoi se pjesë përbërëse e librave janë edhe dy lloje shtojcash, që synojnë të jenë mjete ndihmëse operative për zbatimin efektiv dhe efikas të legjislacionit afarist.

Në promovimin e këtyre veprave morën pjesë një numër i madh personalitetesh nga jeta akademike, drejtues institucionesh. Faton Shabani është zgjedhur Prorektor për Financa, Investime dhe Zhvillim në Universitetin e Tetovës. Gjithashtu, në këtë vit nga Ministria e Drejtësisë është zgjedhur anëtar i Grupit Punues për përgatitjen e Strategjisë për sektorin gjyqësor me Planin akcional 2023-2027. Në vitin 2021 është zgjedhur anëtar në Senatin e Universitetit të Tetovës. Në po të njëjtin vit është zgjedhur nga Kuvendi Republikan anëtar në Këshillin Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Shkencore-Hulumtuese, ndërkaq nga viti 2020 është anëtar i Grupit Operativ për Fillimin e Procesit të Kodifikimit të së Drejtës dhe Rendit Juridik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe është zgjedhur trajnues në Programin për trajnim dhe provim të kandidatëve për drejtorë në shkollat fillore dhe të mesme.TV KOHA

Të fundit